Instagrami i hapur nga Kiara në emrin e Luizit ditën e djeshme solli një reagim të papritur nga familjarët e tij.
Kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri, bëri një thirrje publike që asnjë prej mbështetësve të Luizit mos të ndiqte asnjë faqe të re që hapet për të, pasi askush nuk është dashamirës i tij.
Pas këtij reagimi të kunatit, pritej se si do të vepronte Kiara, nëse do t'a mbyllte apo jo Instagramin të cilin e hapi vetë.
Mirëpo, moderatorja jo që nuk e mbylli këtë llogari, por pas reagimit të kunatit të Luizit, ajo postoi sërish, madje bëri një shkrim ku falenderoi gjithë ndjekësit për mbështetjen.
“Faleminderit per gjithe mbeshtetjen❤ -7 ditë nga finalja. Me Luizin fitues”- ka shkruar ajo krahas fotos së saj dhe të Luizit.
Ajo çka tërheq vëmendjen në këtë situatë është se edhe dy miqtë më të ngushtë të Luizit bëjnë thirrje që mbështetësit e tij t'a ndjekin këtë llogari të hapur nga Kiara.
Nuk dihet pse kunati i Luizit është kundër këtij vendimi e gjithashtu shihet se ai ende nuk e ka mbyllur “GoFundMe” që është hapur pak kohë më parë edhe pse Luizi kërkoi të mbyllej menjëherë.