Filloreta Raci është larguar nga Big Brother VIP. Ajo tha se këtë vendim e ka marruar pasi që dëshiron që të merret më shumë me vetën e saj.
“Kam nevojë të dalë jashtë, që të merrem me veten ju pres pas 50 ditëve. Po ju ik një banore shumë e fortë prej shtëpisë. Juve që jeni të fortë po ua bëj rrugëtimin më të lehtë”, ka thënë Fifi.
Por, para kësaj ajo kishte disa biseda më banorët brenda. Ajo teksa po përshëndetej i tha DJ Pm “Të dua shumë bro”.
Ndërsa me aktorin, Donald Veshaj ajo kishte një bisedë më emocionale duke folur edhe për premtimet e tyre.
“Më ke premtuar se do shkojmë në finale”, i tha Donaldi Fifit i emocionuar.
“Shko ti për mua në finale”, ia ktheu Fifi shumë e emocionuar.