Kujt i dedikohet? Kiara Tito publikon mesazhin thumbues

Që pas eleminimit nga gara e “Big Brother VIP”, Kiara Tito nuk ka ndalur së shprehuri mbështetjen e saj për Luizin.

Moderatorja ka ndarë shpesh postime nëpër rrjetet sociale duke bërë shkrime përkrahëse për të dashurin e saj.

Mirëpo, pak më parë ajo ka bërë një postim thumbues, mesa duket për komentet negative që ka parë pas daljes nga shtëpia e BBV.

Qentë le të lehin, karvani ecën përpara“- ka thënë moderatorja krahas fotos së saj dhe Luizit.

Ndërsa mëngjesin e sotëm Kiara e ka nisur me një dedikim për Luizin.

Zgjohem dhe fle përball teje 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!