Mbremjen e djeshme ka startuar per here te pare ne Kosove emisioni i njohur, Big Brother VIP.
Ashtu sic pritej, prezantues te programit ishin Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Ndersa ne karriget e opinionisteve u ul “universali” Olti Curri dhe Aferdita Paqarada.
Gjithashtu u prezantuan dhe 14 hyrjet e para ne shtëpi ku padyshim surpriza me e madhe ishte hyrja e dy repereve, Getinjo dhe Stresi.
Mirepo, ashtu sic dhe e tha vete Olti ne nisje te spektaklit, publiku do jete i ndare ne dy pjese: Dashamiresit dhe ata qe kritikojne cdo gje, dhe keshtu ndodhi.
Perpos atmosferes se “ftohte”, ajo qe u kritikua me shume nga publiku ishte menyra e prezantimit nga Jonida dhe Alaudi.
Dhe si duket, per kete te fundit ka ardhur dhe nje reagim “thumbues” nga moderatorja e njohur, Arbana Osmani.
Mengjesin e sotem, pak ore pas mbarimit te “BBV Kosova”, Arbana ka postuar nje foto ne rrjetin e saj social, Instagram, bashkangjitur me shkrimin: “Mirmengjesi Yje“, duke lene te kuptohet se *keshtu prezantohet nje emision* si “Big Brother VIP”.
Ashtu sic pritej, ne seksionin e komenteve nuk munguan krahasimet mes Arbanes dhe dyshes Alaudin-Jonida.
“Mbrëmë më shumë se kurrë na ke munguar”, “Nuk ka si ti jo”, “Big Brother e ka emrin Arbana”, “Big Brother e ka emrin Arbana, ndryshe është një dështim, si ai mbrëmë”, janë vetëm disa nga komentet poshtë fotos së Arbanës.
Pavaresisht kritikave, duhet permendur fakti qe megjithëse ishte hera e parë qe Alaudini dhe Jonida prezantuan nje emision si “BBV”, ja kane dale shume mire.