Jo pak herë Ermal Mamaqi rrëmben vëmendjen me deklaratat thumbuese dhe të drejtpërdrejta në intervistat e tij.
Së fundmi aktori i humorit ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka folur edhe për fenomenin “Big Brother VIP” dhe vëmendjen e madhe dhe të menjëhershme që marrin personazhet.
Ermali shprehet se ky është efekti i formatit dhe jo i vetë personazheve, fama e të cilëve zgjat vetëm gjatë programit e më pas ‘zhduken' sërish pas përfundimit të tij.
“Ka një afat shumë të shkurtër skadence pasi mbaron BB, pa paragjykuar apo fyer asnjë, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël, jehona vazhdon disa kohë dhe kjo është. Kur më thonë disa njerëz që “uau, bravo, shihe sa i mir, njëshi, dyshi”, unë i bëj një pyetje: “Ore përpara se të fillonte Big Brother ku ishin këta? Pse s'kanë bërë hajër?”- u shpreh Ermali ndër të tjera, ndërsa shtoi se këtë format e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur.