Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti më i kërkuar i momentit. Ata pëlqehen shumë nga publiku, i cili i kërkon ti shikojë bashkë kudo.
E pyetja: “Ku është Luizi? apo: Ku është Kiara?”, nuk u ndahet në asnjë moment të ditës kur janë vetëm.
Për ta kthyer në humor, Luizi postoi sot një video ku shfaqet me Kiarën, e sipër shkruan pyetjet që i bëjnë.
Dyshja po punojnë për projektet e tyre në televizon, e jo vetëm. Luizi po përfundon xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, po bën muzikë dhe pritet të shfaqet dhe në ekran në shtator.
Nga ana tjetër, Kiara sapo ka mbyllur prezantimin e “Kepit të Vip-ave”, po merret me linjën e saj “Kiara Tito”, si dhe pritet që në shtator ta shohim duke moderuar një program të sajin televiziv.