Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Kryevepra e Tolstoit vjen në NETFLIX

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

“Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat” – me këtë citat, nis një ndër kryeveprat e letërsisë botërore.

E shkruar gjatë viteve 1873-1877, nga Leo Tolstoi, “Ana Karenina” është një rrëfim për familjet aristokrate të Rusisë së kohës. Ndërsa personazhi kryesor, Ana Karenina, është frymëzuar nga motra e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.

Dashuria tragjike e Anës me kontin Vronski është një histori që, kurrë nuk do ta ketë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelëse, Ana rropatet në një rrugë të pashmangshme drejt vetëshkatërrimit shoqëror e shpirtëror.

Kryevepra e famshme e Tolstoit, “Anna Karenina”, do të vijë si një serial në Netflix.

Përkohësisht, titulli i serialit është “Anna K”, por do të ndryshojë sapo të përfundojë prodhimi. Seriali do të bazohet në romanin klasik, por do të jetë një version më modern.

Në sfondin e Rusisë moderne, seriali do të përqendrohet te figura e sekretares Anna Karenina, gruaja e guvernatorit të ardhshëm të Shën Petersburgut.

Lidhja e dashurisë me Vronskin, trashëgimtari i një perandorie alumini, do të jetë një nga çështjet kryesore që seriali pritet të ketë në vëmendje. Marrëdhënia e tyre do të nisë të pësojë krisje, duke kërcënuar ekuilibrat delikate të marrëdhënieve familjare dhe jetën e tyre shoqërore.

Në rolin kryesor, pritet të jetë Svetlana Hotshenkova.

Skenaristi i serialit, Roman Kador, është shprehur me superlativa: “Ana Karenina në Rusi, në shekullin e 21-të dhe në të njëjtën kohë, njohja në të gjithë botën, në gjuhën e saj – përmes kësaj mrekullie, quajtur “Netflix” – për mua, është një ëndërr“.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kutia e zezë zbulon fjalët e fundit të pilotit para përplasjes së avionit

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.