Dea Mishel është kritikuar mjaft në rrjet që pas momentit ku nxori në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, ku më pas erdhi dhe eliminimi i kësaj të fundit.
Për këto kritika si dhe për rrugëtimin e saj në BBV, Dea Mishel ka folur ditën e sotme, pak orë pas finales së madhe.
Në një postim në rrjetet sociale, Dea Mishel u shpreh falenderuese për personat që e mbështetën, teksa shtoi se ka nevojë vetëm për dashuri në vazhdim.
“Pershendetjeee Po e bej vete postimin e fundit te kesaj eksperience te çmendur por shume te bukur per mua. Doja t’iu falenderoja te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Keto dite do jene per te pushuar dhe per te reflektuar mbi kete rrugetim, do me duhet te marr pak kohe qe te rikthehem plotesisht te ju. Faleminderit per cdo kritike dhe cdo vleresim. Pas gjithe kesaj me duhet vetem pak dashuri. Shpresoj te tregoheni te duruar me mua. Jeni forca ime”, tha Dea Mishel.