Dy prej artistëve më në zë të momentit, Butrint Imeri dhe Don Xhon, kanë shijuar e kënduar ditën e djeshme muzikë rapsodike mes një grupi të madh miqsh.
Por një video e reperit nga Drenasi ku shihet duke goditur me çekan një sofër në odën e burrave, nuk ka marrë komente të mira nga ndjekësit në rrjetet sociale.
E për gjithë këtë situatë reperi erdhi me një sqarim publik, të cilin e postoi përmes një shkrimi në InstaStory.
“Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per show, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit. JU PERSHENDET XHONATANI PREJ DRENICES T’KUQE!”.