Nata e beqarisë e organizuar nga “Vëllai i madh” disa ditë më parë për Luiz Ejllin u duk sikur u argëtua më shumë Krist Aliaj.
Po atë natë Kristi shkëmbeu puthje me një prej vajzave që ishte e ftuar.
Pas puthjes, Kristi tregoi se me vajzën bukuroshe do të takohet pasi të dilte nga BBV. Dhe duket se kështu ka ndodhur.
Ai u nis drejt vendit ku ajo punon mbrëmjen e djeshme dhe të faktuar e ka bërë Jori e cila e ka filmuar duke qeshur me të madhe.