Kristina Baki shpesh herë është përfolur edhe për marrëdhënien e saj me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën.
Ajo është parë disa herë me të në rrjete sociale nëpërmjet fotove të ndryshme që postonin, teksa duket se ka edhe një miqësi midis tyre.
E ftuar Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan, sa i përket marrëdhënies me Duan Lipan, ajo u shpreh:
“Unë e kam shoqe Dua Lipën dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë. Në fillimet e saj të karrierës unë km qen fanse e muzikës së saj. Jemi njohur te pushimet e verës sepse i bëmë te i njëjti resort. Është një vajzë e jashtëzakonshme, kombinimi perfekt i talentit dhe punës.” /Tv Klan