Pak ditë kanë kaluar nga përfundimi i sezonit të dytë të “Big Brother VIP” dhe ish banorët kanë qëne aktiv në after party-t e organizuara si dhe në rrjetet sociale.
Gjatë këtyre ditëve ata kanë dhënë intervistat e tyre të para, e një prej tyre ka qenë edhe Krist Aliaj.
Ai ka folur lidhur me miqësitë e krijuara në format dhe për banorët me të cilët ka mbajtur komunikim.
“Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri.”
Një tjetër çështje që gjithashtu është diskutuar shumë në rrjetet sociale është ajo lidhur me opinionisten Zhaklin Lekatari, për të cilën thuhej se e mbante gjithnjë ‘me hatër’ Kristin.
I pyetur nëse mendon që Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale, Kristi u shpreh se mund të kishte nga ana e saj, por s’do të ishte reciproke.
“Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë.”- tha ai