Balerini i njohur, Ilir Shaqiri jo vetem qe u shpall fitues i reality show-t, “Big Brother VIP” ku mori dhe cmimin e madh prej 100 mije eurosh, por fitoi edhe nje kontrate me kompanine “Digitalb”.
Prej muajsh Iliri ka qene imazh i platformes se “Digitalb” mirepo se fundmi, ne media jane ngritur dyshimet per nje krisje mes tyre.
Shkak i dyshimeve u be nje diskutim mes Ilirit dhe Ermal Mamaqit ne puntaten e fundit te “Dance Albania”.
Balerini shprehu deshiren per te kercyer me vajzen e tij Emily, per arsye se kjo e fundit kishte ditelindjen pak dite me pare. Iliri shtoi se Emily e ndjek ate nepermjet aplikacionit dhe me pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”
Ndersa Iliri ia kthehu shkurt: “I Digitalbit? Atë e di partia”, duke ngritur dyshime per nje krisje.
Ky diskutim u rikthye ne vemendje nga nje faqje Instagrami e me pas nga vete balerini, i cili vendosi ta ripostoje ne profilin e tij. Nder te tjera, postimi i shperndare nga Iliri shtonte se “Marrëdhëniet e Iliri me drejtuesit e Top Channel dhe Digitalb nuk janë të mira.”
Nuk dihet si qendron e verteta e raportit te tyre, por me siguri te humbesh nje artist si Ilir Shaqiri nuk eshte e lehte.