Opinioni publik është tronditur dhe ka reaguar ashpër për ngjarjet e ditës së djeshme ku mbetën të vdekura 3 gra në Tiranë dhe u plagosën 3 të tjera.
Figura të njohura publike kanë ngritur zërin për këtë ngjarje si dhe është organizuar një protestë para Ministrisë së drejtësisë.
Einxhel Shkira ka qenë një prej personazheve që ka reaguar për krimin makabër të Dan Hutrës.
Ajo ka postuar një status në Twitter fuke folur ashpër për atë që ka ndodhur.
“Tani pres gjithologët e popullit tonë të gjejnë fajin që kishin viktimat… E në fakt një faj e kishin dhe i vetmi ishte që lejuan një moster si ky të ishte në jetën e tyre dhe t’ia merrte atë në mënyrën më fatale”-ka shkruar ajo.