Ana Gjini u bë e njohur për publikun shqiptar në emisionin e dashurisë Për’puthen.
Ajo doli çift me njërin prej konkurrentëve, Bruno Shemsho, por vetëm pak javë më vonë dyshja konfirmoi ndarjen.
Edhe pse ka kaluar kohë që nga përfundmi i rrugëtimit të saj në Për’puthen, ajo vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.
Së fundmi Ana ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit, të cilët kanë qënë shumë të interesuar për jetën private të saj.
Mirëpo në njërën nga postimet, Ana ka ‘provokuar’ me një foto ku shfaqet përkrah një mashkulli mistrerioz.
Shprehja që ajo ka përdorur ka ngritur akoma më tepër dyshimet se ajo është në një lidhje dashurie.
“ Ku ka zë s’është pa gjë do të thuash ti”, është shprehur Ana krahas fotos.