Kourtney Kardashian ka ndezur thashethemet për shtatzëninë pasi postoi një foto të saj duke mbajtur barkun me dorë në një selfie pasqyre përmes Instagramit.
Ylli 43-vjeçar i “Kardashians” ndau disa foto të veshura me bikini nga një fotosesion për markën e saj të re të rrobave.
Një foto në veçanti , shihet teksa ajo mbante barkun e poshtëm me dorë, çka I ka shtyr fansat të pyesin nëse ajo po pret një fëmijë me bashkëshortin Travis Barker.
“Ndalova sepse mendova se ajo po mbante një gungë foshnje,” komentoi një fans.
“Pse po mban barkun? Më pëlqen fotoja, por mendjet kërkuese janë kurioze,” pyeti një tjetër.
“A është ajo shtatzënë??” pyeti troç një tjetër ndjekës.
Ende nuk dihet se ka qenë thjesht poza apo ylli i Kardashian është me të vërtetë shtatzanë.