Kourtney Kardashian bën ndryshimin drastik në pamje, ja si duket bionde dhe me stilin bob

Ylli i “The Kardashians”, Kourtney Kardashian, ka befasuar së fundmi me ndryshimin në pamje.

Ajo përmes disa postimeve që ka shpërndarë në rrjete sociale ka zbuluar se është bërë bionde.

Themeluesja e “Poosh” mori vëmendje gjithashtu me paraqitjet provokuese në një korse lëkure.

43-vjeçarja e kompletoi dukjen me një grim me nuanca ngjyrë kafe dhe një gjerdan argjendi.

Shumë fansa, miq e ndjekës e komplimentuan Kourtney për transformimin e ri të flokëve.
E njëjta më tej ndau edhe disa fotografi të saj kur ishte 17 vjeçe, kur kishte flokët e bardha.

Ajo nuk është se flitet shpesh për ndryshime, duke qenë se i ka qëndruar besnike stilit të saj që shumë vite.