[ad_1]
Federata Esports Kosova tashmë është antarja më e re e Federatës Internacionale të Esports (IESF), shkruan Shqip.com.
Në këtë Federatë, janë anëtarë mbi 100 shtete nga e gjithë bota, të cilat garojnë në tournamente në video-lojëra të ndryshme.
FESK ka arritur të anëtarësohet por edhe të marrë pjesë në garën botërore, IESF World Championship 13, e cila do të mbahet në Eilat të Izraelit në nëntor të këtij viti.
https://www.facebook.com/feSKosova/posts/206028571466997
Federata për momentin po i përfundon ekipet nacionale të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë Kampionat Botëror.
Lojtarët do të përzgjidhen nga kualifikimet që janë mbajtur në “XP Game Fest”, për video-lojërat CS:GO dhe DOTA2./Shqip.com
[ad_2]