Dy balerinet Ola dhe Esdalini, pervecse partnere ne profesion jane edhe partnere ne jete.
Ata kane qene te ftuar se fundmi ne nje interviste per “Ftese ne 5”, ku kane folur rreth eksperiences se tyre aktuale dhe kane zbuluar disa nga “tekat” e personazheve te DWTS.
Dyshja u shprehen se problemet me te medha i kane patur me Isli Islamin, pasi eshte shume kerkues.
“Te gjithe jane kerkues ne gjerat e tyre. Une kam nje person. Ai eshte Isli. Ka teka ne stilin e procesit te punes. Eshte shume kerkues. Bej kete bej ate, nganjehere merzitet”, u shpreh Esdalini.
“Po eshte edhe lufte, lufte nervash e muskujsh. Duhet shume durim. Duhet te punojme shume me VIP-at. Sa po vjen e po behet me e veshtire. Po i ngarkojme me koreografi me shume”, shtoi me tej Ola.
Ata gjithashtu treguan se me vonese ne prova kohet e fundit ka nisur te paraqitet kengetari Ardit Çuni, por Esdalini dhe Ola nuk treguan me shume detaje rreth “vonesave” te tij.
“Arditi keto kohet e fundit ka filluar te vije me vonese nuk e di pse”, u shpreh Ola pa treguar me shume.