Një deklaratë e Luiz Ejllit për Meridian Ramçajn dhe dy miqtë, Jonin dhe Marion, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet.
Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, Luizi tregoi se me Jonin dhe Marion ka dy vite pa folur, ndërsa me Meridianin nuk është aspak mik.
“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.
Mirëpo kësaj deklarate i ka reaguar publikisht Meridian Ramçaj ditën e sotme teksa ishte i ftuar në “News 24”.
“Shpesh ka thënë se miqtë e tij kanë përfituar. Tani i bie se unë jam mik dhe kam përfituar? Rrobat e para ia kam futur unë. Parfumet e para ia kam futur unë. Nuk e di kush e ka fryrë kaq shumë, por do i mësojë disa të vërteta më vonë.
Edhe për Jonin tha kemi dy vite pa folur. U shokuam të dy. Kjo nuk është e vërtetë. Është takuar me Jonin 3 ditë para se të hynte në Big Brother. E ka lënë në emër të Jonit kontratën që ka firmosur me Top Channel”, tha Meridiani ndër të tjera, duke hedhur kështu poshtë deklaratën e Luizit ku u shpreh se ka dy vite pa i takuar Jonin dhe Marion.