Hyrja e nje transgjinoreje ne “Big Brother VIP Italia” ka sjelle nje morí reagimesh dhe komentesh ne rrjet.
Behet fjale per Elenoire Feruzzi, e cila e perkufizon veten si “artiste, aktore dhe grua” dhe eshte konkurrentja e pare trans ne historine e reality-show TV.
Nje reagim i papritur ka ardhur edhe nga Beniada Nishani, duke qene se ajo vete ka qene pjese e ketij formati.
Me ane te disa postimeve ne InstaStory, Beniada ka pyetur ndjekesit: “Çfare mesazhi duam te percjellim? Ju duket normale? Pse i tregojme keto shembuj ne televizion?”
Me pas, ajo ka percjelle nje mesazh me ane te nje shkrimi te gjate:
“Mirë gjithçka, por nëse e shikoj në rrugë unë frikësohem, në kuptimin që nëse e shoh pas meje, kështu kaq të grimuar dhe me qerpikët e zinj në sy çfarëdolloj njeriu, mendoj që do të tronditesha për një moment. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj, por çfarë mesazhi ka për të përcjellë? Që është transgjinore? Ok, bravo për guximin për të përballuar një rrugë të vështirë dhe të dhimbshme, jo më pak të dhumbshme se shumë gra të tjera, me fëmijë që duhet të mbajnë, të grave artiste, me një përvojë po aq të vështirë, ose të burrave që janë aktorë, komedianë por që nuk ia dalin. Dhe jo, ata nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje duke u dukur dhe duke treguar hiret e tyre. Dëshironi ta pastroni këtë imazh dhe të normalizoni figurën e trangjinorëve? Mirë, ide perfekte, por për të ardhur keq që duke shkatërruar fytyrën kështu ke bërë krejtësisht të kundërtën. Të normalizosh diçka, do të thotë të bësh diçka normale, dhe ti duke bërë kështu nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke tërhequr vetëm shikime të frikshme. Njerëzit do t’i shikojnë transgjinorët me frikë. Dhe kjo është gjëja më e trishtueshme. Mos të flasim për transgjinorët që me përdorimin e kirurgjisë kanë rrezikuar jetën e tyre…”
Nga ana tjeter, ky ishte prezantimi qe konkurrentja beri para se te behej pjese e formatit:
“Emri im i pare ishte Massimo , por Massimo dhe Elenoire jane praktikisht i njejti person. Une isha nje vajze e vogel ne trupin e gabuar, “ tha transgjinorja ne shtepine me te vezhguar ne Itali.
Kur ishte rreth 16 vjeç, ajo zgjodhi te kalonte nje rruge te tranzicionit gjinor, duke folur per kete ajo tha:
“Une nuk doja qe jeta ime te ishte nje genjeshter dhe gjithmone kam mallkuar shume per gjykimin e te tjereve”.