Pas situatës mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme, një zarf i zi hyri në shtëpinë e BBV pak më parë.
Ka qenë Arbana Osmani ajo që teksa e lexoi zarfin gjatë prime-it, bëri të ditur se nuk do të lejohen më thyerjet e rregullave të produksionit.
“Ky është një komunikim zyrtar nga “Big Brother”. Nuk do të lejohet që asnjë të thyejë rregullat duke thënë “në kuadër të lojës”. Kjo lojë nuk luhet kështu. Kjo lojë luhet duke respektuar të drejtat dhe liritë e secilit pa cënuar askënd. Nëse ndonjë prej jush lejon që këto rregulla të shkelen ose nuk reagon duke justifikuar është gjithsesi përgjegjësi e “BB” të mos e lejojë këtë gjë. Ky është një ultimatum final. Në momentin e parë që ndonjëri prej jush do të thyejë rregullat e mësipërme, konkurrenti do të eliminohet menjëherë. Dhe ky është paralajmërimi i fundit nga “BB”,”-shkruhej në zarf.