Luana Vjollca sot feston ditëlindjen e saj të 30-të.Bukuroshja e cila gjysmën e jetës e ka kaluar në ekran është padyshim nga personazhet më të ndjekura dhe të pëlqyera shqiptare.
Në festën e ditëlindjes së saj në praninë e miqve dhe bashkëpunëtorëve Luana zbuloi diçka që është pritur prej kohësh nga fansat.
Sipas të pranishmëve prezantuesja ka zbuluar se projekti i saj i ri do të vijë së shpejti dhe mban titullin ‘’Thuaje’’.
Ky projekt do të jetë një projekt zemre, siç e ka quajtur vetë ajo dhe do të ketë histori të vërteta.
Ky projekt duket të jetë shumë personal për Luanën, e cila mes shakave para të të pranishmëve ka thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”
Nuk dihet nëse me këtë ka konfirmuar zërat se po largohet nga Top Channel apo projekti i ri do të jetë nën logon e televizionit ku nisi karrierën.