“Dance With Me” do të rinisë këtë sezon të ri në Tv Klan, me programin e kërcimit të Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës që do të jetë “rivalja” e DTWS, të paktën në letër.
Prej disa ditësh në faqen zyrtare të programit në Instagram, kanë qenë duke u prezantuar konkurentët e këtij edicioni, ndërsa ditën e sotme janë bërë me dije të gjithë personazhet që do të ngjiten në skenën e kërcimit, me profile e background-e të ndryshme.
Kështu, emrat e njohur pjesëmarrës janë: Cindy Marina, Arbnora Ademaj, Igli Zarka, Andi Lila, Valon Shehu, Anita Haradinaj, Orgesa Zaimi, Kastro Zizo, Arta Nitaj dhe Luiza Gega.
Video-ja prezantuese e tyre, po ashtu na zbulon edhe balerinët që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë sfidës së kërcimit, ndërsa programi tani ka edhe një datë nisje: 19 shtatorin.
Ende nuk janë konfirmuar emrat në juri, të paktën zyrtarisht, por mendohet se do të jenë Ilir Shaqiri, Ermal Mamaqi dhe Klaudia Pepa. Ndërkohë duket se Beatrix Ramosaj, e përfolur, madje edhe me prova fotografike që do të ishte pjesë e spektaklit, është tërhequr duke ja lënë vendin një tjetër personazhi.