“Komshi me Leonardo di Caprion”, Edi Rama tregon çfarë e bashkon me aktorin dhe fotoja e takimit nuk duhet humbur

Kryeministri Edi Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Samitin për Klimën që po mbahet në Glasgow të Skocisë. Dhe duket se afër ka patur ka patur aktorin e njohur Leonardo Di Caprio.

Këtë e ka treguar vetë kryeministri përmes një postimi në Instagram, ku shihet teksa bisedon me aktorin e njohur. Temë e bisedës sipas Ramës ka qenë lumi Vjosa pasi është një çështje që i prek të dy.

Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, shkruan Rama në mbishkrimin e fotos, sigurisht me pak humor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se aktori ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, dhe ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.

Ndërkohë, statusi Park Natyror nuk e mbron plotësisht lumin, e nuk siguron që ai të mbetet i paprekur. Prandaj Eco Albania, ka nisur një peticion, që deri më tani ka mbledhur më shumë se 13 mijë firma, pra 13 mijë njerëz që “luftojnë” për mënyrën e vetme për të mbrojtur lumin e fundit të egër në Evropë, duke e shpalluar Park Kombëtar.

Ky status është një standard ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe i vetmi status që mund t’i ndalojë bizneset dhe qeveritë e ardhshme të dëmtojnë lumin dhe degët e tij, të cilat ende rrjedhin të lirë.

Kjo do të ndihmonte në zhvillimin e turizmit, do të krijonte vende pune, do të kishim një Park Kombëtar që do të sillte vizitorë e rrjedhimisht të ardhura për Shqipërinë.