Sikundër e dimë tashmë, moderatorja Ilda Bejleri u rikthye në ekran me emisionin e ri me titull të veçantë “T’ka mami yll”. Rreth këtij programi ajo ka folur sot teksa ishte e ftuar te ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Ajo pohoi se nuk pati asnjë pikëpyetje nëse do ta bënte apo jo moderimin e këtij programi, duke qenë se ka një lidhje me baletin.
“Nëse do kisha kaluar në një fushë tjetër, unë do thoja po sikur?! Por tek kjo pjesa unë jam tërësisht në fushën time”. -tha Ilda teksa shtoi se nëna e saj në fillim ishte skeptike por tani i pëlqen shumë formati.
Ndër të tjera rrëfeu se ishte pikërisht ajo që donte në momentin e jetës profesionale, një reality pasi është koha e reality.
Moderatorja tregoi se i ndjek zhvillimet e produksionit hap pas hapi dhe është shumë pranë fëmijëve dhe mamave. Por a ia ka shtuar qëndrimi për një kohë të gjatë me fëmijët dëshirën për tu bërë nënë Ildës?
“Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”.
Ndërkohë e pyetur nëse ka një ndarje definitive nga sporti, apo do të kemi një rikthim të saj në këtë format televiziv, ajo u përgjigj:
“Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”.