Ajo njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe herë pas here i lë ndjekësit në rrjetet sociale pa fjalë, me postimet e “pazakonta” që bën. Bëhet fjalë për Kleoniki Delijorgji.
Këngëtarja dhe modelja e njohur zbuloi se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e shtëpisë famshme, por e ka refuzuar. Kur u pyet nga fansat se pse nuk u fut edhe ajo në BBVIP, ajo u përgjigjë kështu:
“Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e BB VIP, por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional.
Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë.
Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe dhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë”, u shpreh Kleoniki.