Të martën gjatë spektaklit Kledi është zgjedhur i preferuari i shtëpisë nga banorët. Andaj, mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka vendosur ta surprizojë atë duke i dhënë mundësinë të zgjedhë një nga vajzat për të ngrënë një darkë speciale. Zgjedhja e tij ishte Beatrix për të cilën në biseda me banorët ka thënë se e pëlqen.
Kjo u konfirmua edhe nga Arjola e cila tregoi se modeli ka thënë se nëse nuk ishte ishte i lidhur do tentonte të lidhej me Beatrix
“E dija që do të zgjidhte Beatrix.Ai e pëlqen atë sepse e ka thënë hapur nëse ai nuk do ishte në një lidhje do të tentonte të lidhej me Beatrix.Einxhel nuk do ta zgjidhte sepse e shoh qe nuk kanë kimi.Mund të ishte midis Semit dhe Triksës”-tha aktorja.
Dyshja shkuan në dhomën e surprizave ku i priste një mjedis magjik dhe qëndruan vetëm për disa minuta. Më pas, ‘Vëllai i Madh’ ka dërguar edhe Donaldin në takim me një mision të veçantë. Ai duhet të shkonte si moderator dhe tu drejtonte disa pyetje. Kledi dhe Beatrix duhet të përgjigjeshin me anën e tabelave “e kam bërë” ose “nuk e kam bërë”.
Përmes këtyre pyetjeve ata patën mundësinë të tregonin shumë detaje interesante. Të dy kur u pyetën nëse kanë menduar se mund të lidhen me dikë që u pëlqen brenda shtëpisë u përgjigjën me “Jo”, por se çfarë do ndodhë deri në fund mbetet për tu parë.