Klea Huta i ka dhuruar Elgitit mbrëmjen e djeshme një kujtim të paharrueshëm. Ajo e ka surprizuar personin e zemrës gjatë koncertit të tij në mënyrën më të bukur dhe emocionuese. E çfarë mund ta gëzonte më shumë Elgitin se i biri, Krid? Andaj, Klea ka vendosur të shkojë së bashku me Krid në koncertin e Elgitit.
Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij videon ku shihet në prapaskenë kur para syve të tij shfaqen papritur Klea me Krid në krahë. Kjo surprizë e ka gjetur të papërgatitur kantautorin gjë kjo e cila shihet edhe në reagimin e tij. “Kur të vinë në koncert surprizë”- shkroi ai krah videos emocionuese.
Elgiti dhe Klea u kthyen brenda pak vitesh në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën rreth 5 vite më parë dhe në fillim të 2020 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë pak muaj më pas. Klea solli në jetë Krid, i cili ka ndryshuar jetën e tyre.
Burimi: /News 31