Klea Huta dhe Elgit Doda janë një prej çifteve më simpatik të showbizit shqiptar të cilët kanë një lidhje 6 vjeçare tashmë.
Edhe pse kanë sjellë një djalë në jetë dhe kanë bërë një martesë zyrtare, ata ende nuk kanë bërë një dasmë.
Mirëpo, duket se tashmë ka ardhur koha!
Vitin e kaluar në ditëlindjen e dytë të djalit të tyre Krid, Elgiti i bëri propozimin Kleas, ndërsa në ditëlindjen e tretë të tij do të ndodhë dasma e shumëpritur.
Kështu thotë njoftimi zyrtar për dasmën e tyre, të cilin e ka postuar pak më parë gazetari Ervin Kurti në Instagram, ndërsa ka formën e një faqeje gazete dhe bashkangjitur një fotoje të tyre, shfaqet data e ceremonisë dhe vendi, në jugun e Shqipërisë.
“Ruajeni datën, 4 qershor. Lokacioni: Prado Livadh. Për ditëlindjen e tretë të Krid, mami Klea dhe babi Elgit vendosën që t’i bëjnë dhuratë dasmën që nuk u bë kur duhej...”- shkruhet në njoftim.