Një promo e publikuar pak ditë më parë e Romeo Veshajt për sezonin e ri të “Më lër të Flas” hodhi dyshimet se aktori do të shfaqej vetëm në moderimin e programit, duke qenë se vëllai i tij, Donaldi nuk shfaqej në klip.
Po ashtu edhe videot e publikuara nga vetë binjakët e bashkëpunëtorët e tyre, e konfirmuan në një farë mënyre se Donaldin nuk do ta shihnim në prezantim, madje u aludua se ai do të rikthehej në “BBVIP”.
Gjithsesi sot, klipi i ri i emisionit ka sqaruar cdo dyshim dhe e vërteta është se Donaldi dhe Romeo do të jenë bashkë në emision, si në sezonet e kaluara.
Ka qenë sërish një video, këtë herë e plotë, e publikuar nga Romeo, ku shfaqet edhe vëllai i tij, ndërsa aktori shkruan: “S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”
Pra binjakët janë sërish në ekranin e Top Channel dhe kjo do të thotë se Donaldi nuk do të rikthehet në reality show.