Njerëzit nuk e kanë kursyer ironinë në një kostum të ri për festën e Halloween-it, duke iu referuar Kim Kardashian.
Yandy, kompania e njohur për kostumet e saj të Halloween-it të frymëzuara nga kultura pop, publikoi një version të ri të kostumit të famshëm me ngjitës ku shkruhej Balenciaga, të zbukuruar me fjalët “puno më shumë” (work harder).
I titulluar Work Harder (73 dollarë), kostumi kërkon më pak punë sesa pamja e Kim në Javën e Modës në Paris në mars. Në fund të fundit, nuk ju duhet të mbështillni veten me ngjitës, siç bëri Kim.
Teksti i referohet deklaratës së yllit të “The Kardashians” e cila në një intervistë për Variety tha: “Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrijeni b*thën dhe punoni. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë.”
Më pas, ajo kërkoi falje për komentet e diskutueshme, duke pretenduar se ato janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Burimi: /Anabel