Kjo këngëtare e njohur do të performojë në finalen e UEFA Champions League

Edhe pak ditë na ndajnë nga një prej turnamenteve më të rëndësishëm të futbollit.

Bëhet fjalë për finalen e Champions League, e cila do të mbahet ditën e shtunë, në 10 qershor, mes dy ekipeve, Inter Milan dhe Manchester City.

E teksa data po afron, është mësuar edhe se kush do të jetë këngëtarja që do performojë në finalen e Champions League.

Këngëtarja braziliane e popit Anitta, do të performojë së bashku me Nigerianin Burna Boy para ndeshjes së titullit midis Manchester City dhe Inter që zhvillohet në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll, Turqi.

Kjo do të jetë hera e shtatë që UEFA organizon një shfaqje muzikore para ndeshjes përpara vendimit për titullin e Champions League.

“Jam e lumtur që do të performoj në shfaqjen e fillimit të finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe mezi pres të këndoj në shfaqje me Burna Boy. Ne do të sjellim një shfaqje të paarritshme për tifozët në stadium dhe në mbarë botën”, ka shkruar Anitta përmes faqes së internetit të organizmit evropian të futbollit.