Kjo foto i bëri disa njerëz të mendojnë se Shakira po deklaron se është lesbike

“Don’t Wait Up” është kënga e radhës e Shakirës, të cilën ajo e ka përshkruar në Instagram si “një këngë për ato netët kur nuk do të mendosh për të nesërmen”. Bukur deri këtu. Për të promovuar foton përfaqësuese të këngës, këngëtarja ndryshoi foton e profilit në Twitter.

Për ide – Fotoja e këngës:

https://www.instagram.com/p/CRYRLErKAtf/?utm_medium=copy_link

Fotoja në Twitter:

Disa njerëz mendojnë që fotoja është një mënyrë për të treguar që ajo është lesbike. Ata e bazojnë këtë mendim te fakti që ngjyrat e fotos janë të njëjta me atë të flamurit të lesbikeve.

“E njoh atë flamur kur e shoh,” shkroi një nga shumë të tjerë që ndajnë të njëjtin mendim.

shakira is coming? yeah coming OUT, i know a lesbian flag when i see one babe— ro! (@rocuesta18)

Megjithatë mund të jetë edhe thjesht rastësi. Shakira jo detyrimisht i di ngjyrat e çdo flamuri. Sidoqoftë, ajo nuk ka reaguar.

P.S. Nëse e keni harruar (që nuk besojmë), Shakira është në një marrëdhënie me futbollistin Gerard Piqué që prej vitit 2011 dhe janë prindër të dy djemve, Milan dhe Sasha.