Andresa Ambrosio është një nga personazhet më të dashur të ekranit teksa e shohim çdo të diel në emisionin ‘E diela shqiptare’.
Prej më shumë se 12 vite tashmë, Andresa është pjesë e emisionit në krahë të Ardit Gjebreas.
Disa muaj më parë, Andresa konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ishte një telefonuese që e pyeti bukuroshen gjatë lojës, nëse është në pritje të ëmbël. Andresa kishte veshur një fustan të gjerë me lule ku dukej pak barku i rrumbullakosur.
E teksa nuk e mohoi aspak, Andresa u përgjigj: “Zonja ka të drejtë”. Ndërsa Arditi shkoi ta përqafonte modelen për konfirmimin e lajmit të ëmbël.
Së fundmi, Andresa dhe partneri i saj Mirko kanë rëalizuar një set fotografik shumë të veçantë. Ishte Mirko ai që publikoi foton bardh e zi ku në pah duket barku i rrumbullakosur i prezantueses.
Andresa e zbuloi gjininë e bebushit disa kohë më parë teksa ishte e ftuar në emisionin e pasdites tek ‘Rudina’.
Në videon e publikuar nga vetë Rudina Magjistari në Instagramin e saj, pak çaste para se bukuroshja të zbulonte gjininë u shpreh se për të nuk ka rëndësi nëse është vajzë apo djalë por rëndsi ka të jetë i shëndetshëm.
Teksa i dukej dhe barku i rrumbullakosur, Andresa plasi tullumbacen kur prej saj dolën tullumbace të vogla blu, duke konfirmuar kështu se është në pritje të një djali.