Fitimet vjetore të blogeres italiane Chiara Ferragni arrijnë shumën 19.2 milionë euro, mujore arrijnë shumën 1.5 milionë euro, fitimet javore 370 mijë euro dhe fitimet ditore arrijnë shumën 73 mijë euro.
Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”.
Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez.
Nga ana personale ajo dhe Fedez u bënë prindër për herë të parë në mars të 2018 duke mirëpritur në jetë djalin e tyre: Leone, më pas u martuan në një dasmë disaditore më 1 shtator të po atij viti dhe u bënë sërish prindër të një vjaze, Vittoria, në 2021.