Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”.
Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo mbrëmje.
Puntatën e djeshme, pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike.
Ndërkohë ne ju sjellim renditjen e plotë të mbrëmjes për vlerësimin e pikëve:
Ardit & Jora – 37 pikë
Salsano & Lori – 36 pikë
Sara & Luxhino – 32 pikë
Isli & Ledia – 31 pikë
Elhaida & Ledian – 28 pikë
Arbër & Erisa – 27 pikë
Julka & Silvester – 27 pikë
Megi & Jurgen – 26 pikë
Elona & Anxhelo – 23 pikë
Deborah & Niko – 22 pikë
Gent & Emanuela – 20 pikë
Irini & Eltion – 18 pikë
Pas votimit të publikut dhe vlerësimeve nga juria çifti i tretë i cili la garën ishte Irini Qirjako
“Absolutisht nuk jam e mërzitur, unë e shijova pafund. Jua sugjeroj sepse është një eksepriencë e paparë. Dua të falenderoj të gjithë produksionin që më bënë pjesë të këtij spektakli madhështor dhe shumë profesional. Dua të falenderoj të gjithë çiftet, jurinë, familjen, publikun dhe moderatoren.”