Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli ka dhënë një intervistë në “Më lër të flas”, pak ditë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, ku u shpall fitues.
Mes një rrëfimi të sinqertë se si po e përjeton famën, një deklaratë e tij mori mjaft vëmendje.
Teksa u pyet nga binjakët Veshaj nëse po ndjehet i lumtur tashmë që ka fituar mjaft famë, Luizi tha:
“Kjo është e keqja pra që në vend të isha i lumtur, jam me lot në sy. Familja është kryesorja. Si i thon; bukë thatë bukë thatë por familjen se lëshon kurrë. Dal jashtë (BBV) dhe shof këtë pjesën e popullit që më ka mbështetur, rekorde klikimesh, shikueshmerie, dhe shof një pjesë që është shumë e errët, por ajo më vret më shumë se sa kjo”, u shpreh Luizi ndër të tjera, duke bërë ndjekësit të besojnë se deklarata e tij lidhet me refuzimin e nënës për Kiarën.
Më pas, i pyetur për raportin mes Kiarës dhe nënës së tij, Luizi tha:
“Asnjë nuse nuk është e denjë për djalin e askujt dhe asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre. Çdokush e sheh fëmijën e vet si më perfektin por jeta kështu është”.
Kujtojmë se në celebrimin e Kiarës me Luizin mungoi nëna e këtij të fundit.