Fifi është bërë nënë për herë të parë.
Artistja dhe partneri i saj, Adis Patushi, sollën në jetë një djalë, të cilin e quajtën Theo Mal.
Pikërish për emrin Fifi ka folur së fundmi në një bisedë me ndjekësit e saj.
E pyetur se pse vendosi për këtë emër dhe jo atë që kishte përmendur vazhdimisht në intervista, ajo zbuloi se emri që donte gjithmonë gjatë shtatzënisë nuk i vinte ta thëriste.
“Kurre skam pas me ja lan emrin djalit Leke.. Gege kam dasht po sa isha shtatzane sme vinte me e thirr ne ate emer nuk e di psee..
deri sa e gjeta Theo Mal”, tha artistja.