Nje opinion i dhene nga kirurgia Senera Hoxha per Melisen, ku tha se ajo ka bere buzet, gjate nje interviste para 4 muajsh ne “Shqiperia Live”, duket se po i merr tani reagimet e veta.
Ishte Melisa ajo qe zgjodhi t’i kthente pergjigje pas kaq muajsh, pasi sipas saj i kishte dale videoja para ne YouTube dhe nuk donte t’a linte pa komentuar.
Me ane te nje postimi te gjate Melisa u shpreh se nuk ka bere asnje operacion plastik, dhe se Senera e ka diplomen e pa merituar.
Per kete postim te Melises, diten e djeshme ishte e ftuar perseri Senera, ku u shpreh se duke u bazuar tek fotoja e paraqitur dukej se ajo vertet i kishte bere buzet, por sipas saj Melisa do vetem fame pasi tashme eshte xheloze per konkurrentet e reja dhe fama e saj i ka “skaduar”.
Persa i perket diplomes dhe shkolles, kirurgia u shpreh se Melisa duhet t’a provoje nje here si shkolle e me pas te gjykoje.
Nga ana tjeter, as Melisa nuk ndejti pa reaguar. Ajo beri nje video ku thoshte se persa i perket fames, ajo ka kohe qe ka ikur nga “Perputhen” dhe tashme numeron kater kenge ne YouTube me miliona klikime, pra famen e ka dhe madje inspiron te kete me shume.
Gjithashtu, Melisa poston edhe dy foto ku duket se Senera u ka shkruar te dyve ne mesazh privat, edhe Andit, edhe Melises, por kjo e fundit vendosi mos t’a beje publike permbajtjen e mesazhit.