Për të mbështetur ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, Kim Kardashian bëri më shumë sesa thjesht të ishte e pranishme në promovimin e albumit të tij. Ajo u vesh sërish nuse.
Performanca e Kanye-s në Soldier Field në Çikago dje në mbrëmje erdhi edhe me disa të ftuar special, por më e veçanta ishte pikërisht Kim, e cila e la publikun me gojën hapur kur u shfaq me një fustan nusërie.
Kim doli me një fustan të bardhë nusërie nga Balenciaga Couture gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga përmbyllëse e mbrëmjes.
Sigurisht, Kim dhe Kanye nuk janë më bashkë prej kohësh dhe të dy kanë rënë dakord për t’u divorcuar, por ata janë përgjithmonë familje. Çifti i kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e njëri-tjetrit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen.
Burime për TMZ thanë se Kim ishte shumë e lumtur që bëri diçka të tillë për Kanye-n, pikërisht në eventin që ishte aq i rëndësishëm për të.