Einxhel ka publikuar një foto të saj dhe të Kim, ku të dyja shihen me veshje pothuajse të njëjta.
Me atë veshje, Kim tërhoqi vëmendje në eventin “Time 100” që u mbajt pak ditë më parë, ndërkohë, prillin e vitit të kaluar, Einxhel u shfaq me këtë ‘look’ gjatë ditëlindjes së aktores Monika Lubonja.
Këtë ngjashmëri në veshje Einxhel e ndau me fansat në Instagram duke ironizuar se kur vishen nga vajzat shqiptare nuk duken aq bukur sa ato ndërkombëtare.
“Prill 2022, nejse kur e veshim ne nuk ngjajmë dhe aq bukur, por kur i veshin ato jashtë duken më mirë, por gjithsesi e postova për inat të atyre që thanë vjet ku shkon kjo e veshur kështu”, ka shkruar Einxhel.