Kim Kardashian i befasoi të gjithë teksa mori pjesë në Met Gala me një veshje të pazakontë. E frymëzuar nga ish-burri, Kanye West, ajo kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë Balenciaga. Veshja e saj bëri xhiron e rrjetit, madje nuk munguan as meme-t qesharake lidhur me të.
Megjithatë, mesa duket ajo nuk paska qenë e para me këtë ide të guximshme.
Reperja shqiptare, Tayna, ka publikuar sot disa foto në Instagram, nga paraqitjet e saj ndër vite.
Ajo ka postuar fillimisht një foto me një fustan të zit ë shndritshëm, me fytyrën të mbuluar, ku duket qartë ngjashmëria me veshjen e Kim-it.
Krahas fotos ajo ka shkruar:
“3 vjet më parë, dhe tani them ‘Çfarë kam mendua’?”, shoqëruar me një emoji me të qeshura bashkë me “tag-un” e Kim Kardashian.
Më pas ajo ka postuar edhe foto e video të tjera, me të tilla veshje me fytyrën e mbuluar, dhe ka shkruar:
“Mezi merrja frymë me to”.

Sa i përket muzikës, projekti i fundit i Taynës, ka qenë kënga “Taka”, që ka rezultuar një sukses.
