Kim Kardashian gjithmonë merr vëmendje të madhe me postimet e saj duke u bërë frymëzim për veshje për miliona ndjekëse kudo në botë.
Kështu ndodhi edhe me albumin e fundit ku në sy ra kombinimi i saj mahnitës e veshur me një xhup pink të gjatë të kombinuar me çizme të zeza të gjata me majë dhe streçe të zeza.
Sapo pamë këto foto mendja na shkoi te një kombinim identik i Luana Vjollcës në fillim vitin e 2021-tës.
Me këtë look Luana kishte realizuar disa foto në Prishtinë dhe veç xhupit të ngjashme ka edhe çizmet dhe streçet.
Kujtojmë se Luana shpesh është quajtur si Kim Kardashian shqiptare dhe në rrjetet sociale vazhdimisht qarkullojnë pamje ku bëhet krahasimi mes tyre.