Një debat i ashpër dy ditë më parë gjatë prime-it të “Big Brother VIP” përfshiu gjithë studion.
E gjitha erdhi si “pasojë” e avantazhit që Kiara mori si lidere e shtëpisë, ku iu dha mundësia për të ditur se çfarë mendimi ka publiku për të deri në këtë pjesë të lojës.
Teksa u prezantua klipi i Efit ku fliste për situatën e lavamanit dhe të drejtë i dha Luizit duke kritikuar Kiarën, kjo e fundit u pa mjaft e prekur.
Megjithatë, pavarësisht sqarimit të Efit, Kiara është shprehur disa herë e zhgënjyer në BBV, ndërsa në bisedën e fundit me Kristin tha:
“Kur jam jashtë e menaxhoj shumë më ndryshe veten. Nuk u jap rëndësi atyre që kërkojnë të marrin rëndësi prej meje. Do përballesh por nuk u jep atë vëmendjen që duan ta marrin me zor prej teje në mënyrë të shëmtuar. Se kur të kërkon diçka pa të keq do ia kthej përgjigjen. Por, ato sulmet nuk i kam qejf. Gjërat që ndodhin në përgjithësi. Kur dalin jashtë që kanë mllefe dhe e shprehin vazhdimisht. Është shumë e shëmtuar. Nga banorët që janë këtu të dalësh dhe të kesh atë lloj mllefi do të thotë se vërtetë ka diçka që nuk shkon. Unë nuk e bëj, nuk dal në Instagram të shaj të tjerët.”- tha ajo.
Në videon e plotë që Efi postoi në rrjetet sociale, tregoi se sipas saj situata e Kiarës me Luizin në lavaman nuk mund të konsiderohet si dhunë.
Ajo e konsideroi të tepruar veprimin e Luizit por thotë se e bëri për hir të lojës dhe për të mos i dhënë avantazh Oltës.
Mirëpo Kiara është e një mendimi tjetër pasi sipas moderatores, Efi duhet të kishte reaguar ndryshe.
Sa i përket Kejvinës, ajo ka qenë mjaft e ashpër ndaj Kiarës. Modelja ka treguar se moderatorja nuk bën asnjë punë në shtëpi dhe se ndjenjat e saj për Luizin nuk janë aspak të vërteta.