Kiara zbulon si e priti familja propozimin e Luizit! Flet për dasmën, a do i ftojë opinionistët pas debateve

Disa ditë më parë, para se të eliminohej për herë të dytë nga “Big Brother VIP”, Kiara Tito morri një propozim për martesë nga partneri i saj, Luiz Ejlli, ku sigurisht që tha PO.

Për të dhënë më shumë detaje për këtë moment dhe jo vetëm, Kiara ishte e ftuar në “mos i bjer me top”, një nga rubrikat më të reja në “E Diell”.

Kiara tregoi se si e priti familja e saj propozimin që Luizi i bëri.

Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin.”- tha Kiara.

E pyetur për lojën që Luizi i bëri para propozimit, ku i tha se lidhja e tyre nuk po ecte dhe ata duhet të ndaheshin, moderatorja zbuloi se në ato momente mendoi vetëm të dilte nga BBVIP, pasi ishte shumë e lënduar.

E dyta natyrisht ishte më mirë se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘Ku të futem tani’. Isha e lënduar, e mërzitur. Kisha 3 ditë që isha e ngarkuar. Nuk dija ç’të thosha“, tha Kiara.

E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit.

Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë kështu që…”- tha Kiara.

Ajo u shpreh se di një dasmë tradicionale dhe me shumë njerëz.