Kiara Tito nuk mund të marrë pjesë në koncertet e radhës të Luiz Ejllit, ja çfarë ndodhi!

Para pak ditësh Luiz Ejlli konfirmoi se së shpejti do të niset në një turne koncertesh në SHBA së bashku me disa këngëtarë të tjerë të njohur.

I pyetur nga ndjekësit nëse do të jetë edhe Kiara me të, Luizi u përgjigj se patjetër që partnerja e tij do ta shoqërojë në koncertet përtej Oqeanit.

Por, duket se gjasat janë që Kiara Tito të mos e ketë të mundur ta shoqërojë të dashurin e saj në SHBA.

Burime për Bordo tregojnë se moderatores i është refuzuar viza amerikane, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Koncerti i parë Luiz Ejllit për dashamirësit e tij në Amerikë do të mbahet më 9 qershor në shtetin e Michigan për t’u pasuar me dhjetra koncerte të tjera në qytete e shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.