Qysh në hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Jori ka krijuar një afrimitet të madh me Luizin.
Dyshja në çdo moment që shkëmbehen në shtëpi bëjnë edhe flirtime kundrejt njëri tjetrit.
Mirëpo, duket se Kiarës nuk i ka ardhur aspak mirë nga veprimet e tyre.
Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale, ku shihet se Kiara nuk duron më dhe bën gjestin e papritur.
Luizi gjithmonë ulet mes dy vajzave, ndaj këtë herë moderatorja nuk ia ka lejuar.
Sapo Luizi është ngritur nga divani, Kiara i ka zënë vendin në mënyrë që ai mos të ulej më afër Jorit por afër saj.
