“A po e shfrytëzon Kiara Luizin për lojë?”, është kjo pyetja që po mundon ndjekësit e “Big Brother VIP”.
Shpesh në rrjet është aluduar se ndjenjat e Kiarës për Luizin nuk janë të vërteta dhe se ajo është duke e përdorur këngëtarin si një “trampolinë” drejt finales dhe asgjë më shumë.
Dhe duket se kështu është, pasi ka qenë vetë Kiara ajo që edhe pse duke qeshur, në një diskutim të fundit ka pranuar se Luizin është duke e shfrytëzuar për të shkuar në finale.
Luizi: Deri kur jemi bashkë?
Kiara: Deri në finale.
Luizi: Po pastaj?
Kiara: Pastaj shohim.
Luizi: Për lojë po më shfytëzon?
Kiara: Po.
Ndryshe nga Kiara, Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur deklarata e moderstores.
Kujtojmë se pak ditë më parë Luizi u shpreh se e di sa e rëndësishme është për Kiarën të ketë një pozicion pune në Top Channel, dhe që kjo gjë të realizohet, këngëtari shtoi se është i gatshëm të punojë 5 vite pa rrogë.
“Edhe sikur ta di që unë do punoj 5 vite në “Top Channel” për 5 vite pa rrogë, Kiara duhet të ketë një emision të vetin këtu. Edhe ndonjë emision radio, të mëngjesit, gjysmë ore. Unë dua të ulem me dy çapaçulat e mi në shtëpi edhe t’ju them “hajde shikojmë mamin”. Atë dua unë, që të shikoj Kiarën të lumtur!