Efi dhe Kiara duket se e kanë rikthyer raportin e tyre ashtu siç ka qenë.
Ditën e sotme dy vajzat kanë diskutuar me njëra tjetrën në oborr dhe Kiara ishte ajo që vendosi t’i japë fund debateve me Efin pasi kuptoi gabimin e saj.
Ato kanë shkëmbyer edhe një përqafim mes tyre tek u përlotën të dyja.
Ky veprim ka shkaktuar jo pak komente dhe reagime në rrjet, një ndër to edhe nga ish banorja e “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo i ka quajtur vajzat fallco dhe shkruan se nuk ka arritur të kuptojë se çfarë kanë dashur të thonë.